Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi kanë reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë seancën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Gjuhët, ndërkaq kërkoi të ketë seancë për debat me ekspertë dhe parti politike. Dy nga katër liderët e VLEN-it thonë se gjuha shqipe nuk rrezikohet.

“Nga gjithë zhurma rreth gjuhës shqipe, përveçse Gjykata Kushtetuese sot u deklarua siç pritej – se gjuha shqipe e avancuar nuk preket, në fund mbeti vetëm lista e zezë amerikane me bedelin e Ali Ahmetit në të. Kaq!”, ka shkruar Ibrahimi.

“E dinin që VLEN nuk lejon ndalimin e Gjuhës Shqipe, por po bënin show me tenda dhe nxisnin qytetarët për destabilizim! VLEN kujdeset për shqiptarët! Është koha e përgjegjësisë tani!”, shkroi Kasami.