Bilall Kasami mohon largimin apo distancimin e Fatmir Limanit nga Lëvizja Besa dhe nga koalicioni VLEn. Sipas Kasamit kritikat e Limanit janë zhvillime normale. Kasami tha se është demokratike që çdo anëtar brenda VLENIT të jap qëndrimet e tij.
Ditë më parë përmes një postimi në Facebook ministri i Rinisë dhe Demografisë kritikoi veprimet e koalicionit VLEN duke theksuar se lufta me bërryla, mospërfillja e aktorëve, që sollën bashkimin dhe ndërtuan VLEN-in, si dhe hapja e dyerve për figura që deri dje e luftonin koalicionin do të ishte fatale për të gjithë duke zhgënjyer secilin votues që besoi në sloganin “jemi një zë”.
Limani gjithashtu theksoi se nëse veprohet mbi logjikën mbledh çfarë të vjen përpara, vetëm se dikush të përkëdhel përkohësisht atëherë ekziston rreziku real që në ditën e emërimit të liderit të fillojë edhe shkatërrimi i VLEN-it.
“Deri më tani nuk ka ndonjë shqetësim që duhet të prezantohet në opinion. Sigurisht që dinamikat para zgjedhjeve lokale dhe pas zgjedhjeve lokale ndryshojnë sepse para zgjedhjeve ne ishim të koncentruar që ti fitojmë komunat ku garojmë dhe i gjithë fokusi ishte në këtë drejtim. Tash unë vlerësoj se çdo anëtar i çdo subjekti politik brenda VLEN ka të drejtën e plotë që të jap qëndrimin e tij për rrugëtimin e mëtejmë të VLEN dhe po ashtu edhe reagimin e zotit Limani edhe të tjerat, i shoh në këtë drejtim, se si të gjejmë rrugën më të mirë dhe më të shkurtër që VLEN sa më shpejtë të bëhet një subjekt politik”, tha Bilall Kasami, kryetar i L.BESA./Alsat.mk
The post Kasami: Fatmir Limani nuk është distancuar nga Besa apo VLEN, kritikat janë normale appeared first on Alsat.
