Me 5013 vota diferencë Bilall Kasami fitoi ndaj Bajram Rexhepit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë. Kasami do të vazhdojë mandatin edhe për katër vitet e ardhshme pasi që shumica e qytetarëve të Tetovës i dhanë mbështetje.
Rexhepi përmes një statusi në rrjetet sociale uroi Kasamin, duke marr përgjegjësinë e humbjes.
Bërvenica edhe katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga kandidati i VMRO DPMNE-së, Jovica Ilievski. Kunderkandidati i tij Haqim Ramadani, i cili humbi zgjedhjet, njoftoi përmes rrjeteve sociale se nga sot është i papunë dhe se kërkon punë vetëm në sektorin privat. Më herët, kryeministri Mickoski kishte paralajmëruar se Ramadani do të shkarkohej edhe nga pozita e drejtorit të Inspektoratit për vetëqeverisje lokale.
Në komunën e Bogovinës, fitoi kandidati i VLEN-nit, Feti Abazi.

