-Kërkoj falje nëse dikush nga qytetarët është ndjerë i fyer nga ajo paraqitje e imja, tha mes tjerash Bilall Kasami në Click Plus të TV21 në lidhje me komentet në publik pasi në takomini e liderëve u paraqit me veturë luksoze BMW, të modelit të fundit të serisë 7. Kasami tha se vetura është e kushëririt të tij, dhe se shfrytëzohet edhe nga partia Lëvizja Besa.

“Unë personalisht pra vozis një veturë të prindit tim dhe nuk disponoj veturë personale, edhe në komunë shfrytëzojmë veturën e partisë, pra të Lëvizjes Besa. E dinë opinioni që edhe herave të tjera kam qenë në takime të tilla, qoftë në qeveri, qoftë në takime të liderëve me vetura të shtrenjta do të kisha thënë, por edhe njëherë nuk është se e kam këtë kompleks. Është një veturë e kushëririt tim”, theksoi Kasami.