Bilall Kasami i Besës ka komentuar deklaratën e Blerim Bexhetit të BDI-së kur thotë në Click Plus se kanë pasur fuqi politike dhe prandaj lëndët si gjuha shqipe dhe balancuesi nuk janë shqyrtuar sa ka qenë BDI në pushtet.
Për këtë Kasami tha se VLEN nuk ka fuqi politike për të ndikuar në Kushtetuese dhe në gjyqësor.
“Blerim Bexheti…! … thonë mos e vet se të tregon vet. Atë që e bëjnë të mëdhenjtë në shtëpi, e tregojnë fëmijët në rrugë. Kjo tregon se pse sistemi i gjyqësori ka përkrahje 2%. Ne nuk kemi forcë për të ndikuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për të ndikuar në drejtësi”, tha Kasami.
I pyetur paraprakisht se si do ta zgjidhin problemin me balancuesin, ai tha se tashmë ka Ligj dhe se i njëjti do të kalojë në procedurë kuvendore shumë shpejtë.
“Ka draft ligj i cili së shpejti do të futet në procedurë. Është përpiluar nga koalicioni VLEN, i cili komfor kushtetutës dhe organizimit të administratës, do të futet në procedurë të ndryshimeve dhe miratimit të të njëjtave”, njoftoi Kasami.
