Bilall Kasami ka folur për Isen Shabanin.
Në Click Plus në TV21, Kasami tha se ai mund të ketë qenë ura lidhëse që “Aleanca për Shqiptarët të kthehet aty ku e ka vendin”.
“Momenti i shkëputjes publike nga VLEN dhe afrimit me BDI-në i Aleancës, ka qenë momenti kur Isen Shabani doli bashkë me Aleancën për Shqiptarët me një tubim. Aty doli se jo Isen Shabani erdhi në Aleancë, por Isen Shabani ishte ajo ura lidhëse, mund të ketë qenë, supozoj këtu, mund të ketë qenë ajo ura lidhëse për rikthimin e Arben Taravarit aty ku e ka pasur vendin, në idenë që ASh në BDI”, tha Taravari.
