Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është takuar me strukturat e partisë në Kërçovë. Kasami thotë se është diskutuar për unifikim dhe koordinim mes strukturave, me qëllim, siç shkruan ai “forcimin e VLEN-it”.
“Në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur, bashkë me deputeten Valbona Adili Emini, zhvillova një takim me udhëheqësinë e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë. Diskutuam për rrjedhën e zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm, ndërsa theks i veçantë iu dha domosdoshmërisë së unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave, si faktor kyç për forcimin e VLEN-it në Kërçovë”, ka shkruar Kasami.
