Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, në Click Plus në TV21 tha se nuk do të rrinë në qeveri me VMRO-DPMNE-në nëse këta të fundit nuk i realizojnë ndryshimet kushtetuese. I pyetur nëse ky vendim do të merret nëse ndryshimet nuk realizohen deri në fund të viti, Kasami tha se nuk ka dhënë asnjëherë afate. Kasami thotë se po presin plan nga Brukseli dhe Uashingtoni për çështjen në fjalë.
-Ne po presim që Brukseli të vijë me një plan të qartë se si do të vazhdojë më tutje procesi i integrimit, tha Kasami.
TV21: Po ka plan të qartë kryetar, duhet ta ndryshojmë Kushtetutën. Ju vet keni kërkuar
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim.
Vet keni kërkuar ndryshimin e Kushtetutës.
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim
-Pse e keni kërkuar?
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim. Përsëri mbetemi në atë qëndrim!
Për të vazhduar integrimet europiane, a është kështu?
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim.
Ka plan, por nuk po doni ta bëni.
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim.
Deri kur, deri në fund të vitit apo edhe pas…?
-Përsëri mbetemi në atë qëndrim se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë vazhdim të procesit
Qartë.
-Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nëse nuk…
A rrini në qeveri me VMRO-në e cila nuk i ndryshon?
-JO
Qysh jo tash?
-Nuk do të rrimë.
Deri kur, deri në fund të vitit e vendosni?
-Deri atëherë kur ne…
S’ka atëherë kryetar, keni thënë deri në fund të vitit. Po i ndërron llafet.
-UNË?
Deri në fund të vitit, nëse është pas fund vitit i keni ndërruar llafet.
-Fatmir, unë në asnjë moment, si Bilall Kasami nuk i ndërroj deklaratat e mija, nuk kam përmendur afate kohore.
