Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.

Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.

Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë:

Grupi A

  1. Lushnja
  2. Shiroka
  3. Erzeni
  4. Tërbuni
  5. Luzi 2008
  6. Veleçiku
  7. Naftëtari
  8. Gramshi
  9. Basania
  10. Vllaznia B
  11. Partizani B
  12. Eagle Football

Grupi B

  1. AF Luftëtari
  2. Apolonia
  3. Butrinti
  4. Bylis B
  5. Maliqi
  6. Tomori
  7. Devolli
  8. Delvina
  9. Këlcyra
  10. Albpetrol
  11. Memaliaj

Me miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026/27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.