Pogradeci fiton  1-0 finalen e “play-off” ndaj Besës në Kategorinë e Parë dhe do ndeshet në finalen e fundit ndaj Tiranës, ku do përcaktohet ekipi që do të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.

Finalja e fazës play-off në Kategorinë e Parë u luajt në “Elbasan Arena” dhe kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dy klubet. Besa vinte në këtë takim, pasi në “finalen” e parë barazoi 1-1 ndaj Apolonisë, por u kualifikua për finalen e sotme për shkak të renditjes më të mirë gjatë sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci eleminoi Burrelin, duke i mposhur 0-1 në fushën e tyre.

Përsa i përket takimit të sotëm, liqenorët zhbllokuan të parët takimin në minutën e 14-të, ku Alidemaj ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Pogradecin.

Në pjesën e dytë, kavajasit kërkuan me ngulm golin e barazimit por rezultuan tentativa të dështuara. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pogradeci shkon në finalen ndaj Tiranës.

The post Kategoria e Parë: Pogradeci fiton finalen ndaj Besës dhe do përballet me Tiranën appeared first on Telesport.