Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar katër raste të ndara të dhunës familjare brenda 24 orëve në Shkup, Prilep, Tetovë dhe Veles, ku në disa prej tyre janë marrë masa arrestimi ndaj të dyshuarve. Në rastin e parë në Shkup, një 37-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj 29-vjeçar. Në Prilep, një grua tjetër ka raportuar sulm fizik nga i dashuri i saj.

Ndërkohë, në Tetovë, policia ka privuar nga liria një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka sulmuar nënën e tij dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake, ku gjatë kontrollit i është matur edhe 1.49 promilë alkool në gjak. Në Veles, është arrestuar një 20-vjeçar për sjellje agresive në oborrin e shtëpisë. Autoritetet policore bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe pas dokumentimit të tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse ndaj të dyshuarve.