Janë luajtur ndeshjet e raundit të 11-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Katër skuadra udhëheqin renditjen me nga 8 fitore dhe 3 humbje secila.
Në vendin e parë ndodhet Valencia Basket, surpriza e këtij sezoni. Spanjollët fituan 102-87 ndaj Bayern Munich. Spanjollët ndajë kreun bashkë me Panathinaikos, Olympiacos dhe Barcelona.
Mjaft e fortë ndeshja që nxori fituese Barcelona, që mundi 76-74 pikërisht Panathinaikos në Athinë. Ndërsa kampionët në fuqi të Olympiacos fituan 101-72 ndaj Dubai Basketball.
Mirë u paraqit edhe Real Madrid, që mundi 105-84 një rival të fortë si Crvena Zvezda. Zhgënjen skuadra turke e Fenerbahce, që u mund 111-109 nga Paris Basketball. Humbasin edhe Armani Milano e Viertus Bologna.
Euroleague-Raundi i 11-të
Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 80-66
Paris Basketball – Fenerbahce, 111-109
Maccabi Tel Aviv – Hapoel Tel Aviv, 80-73
Olympiacos – Dubai Basketball, 101-72
Valencia Basket – Bayern Munich, 102-87
Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 83-86
Real Madrid – Crvena Zvezda, 105-84
Anadolu Efes – Virtus Bologna, 103-91
Panathinaikos – Barcelona, 74-76
Villeurbanne – Besiktas, 91-95
The post Katër skuadra ndajnë kreun e renditjes së Euroleague, Barcelona triumfon në Athinë appeared first on Telesport.
