Vallja e Tropojës, apo me emrin e saj origjinal “K’cimi i Tropojës” nga sot e tutje do të jetë nën mbrojtjes e UNESCO-s pasi është pranuar si vlerë e trashëgimisë jo materiale të njerëzimit, transmeton TV21.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili vlerëson se njohja e kësaj valleje, do të përçojë ritmet, emocionet e identitetit kombëtar shqiptar në nivel botëror si një thesar kulturor.
Njoftimi i Gonxhes:
“Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare! ![]()
![]()
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!![]()
![]()
Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Një trashëgimi që përçon ritmet, emocionet dhe identitetin tonë kombëtar, tashmë të njohur në nivel global si një thesar kulturor. ![]()
Një tjetër hap drejt lartësimit të vlerave kombëtare duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë! ![]()
![]()
#MEKI #KCimiITropojës #UNESCO #TrashëgimiKulturore #KrenariKombëtare #Tropoja #ShqipëriaNëUNESCO“
