Hari Kejn iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Çellsit. Sulmuesi i Bajern Munihut ishte plot optimizëm, por gjithashtu vuri në dukje se bavarezët do të kenë një detyrë shumë të vështirë kundër përfaqësueses angleze.
Çellsi vjen në Munih si kampionët aktualë të botës për klube dhe fituesit e Superkupës UEFA, prandaj Kane foli me superlativa për “blutë” nga Londra.
“Mendoj se jemi në formë të shkëlqyer dhe e di që mund të mposhtim këdo. Kjo është e garantuar kur jemi në formë të mirë, por e dimë se me çfarë kundërshtari përballemi. Çellsi është kampion bote dhe ka cilësi të jashtëzakonshme individuale. E dimë që mund t’i mposhtim, por vetëm nëse jemi sa më të përqendruar në të gjitha detajet. Nuk ka vend për gabime në Ligën e Kampionëve dhe duhet ta konfirmojmë këtë edhe një herë. Ky është fillimi i sezonit të ri, shpresoj që tifozët në Allianz Arena të jenë të lumtur pas ndeshjes”, tha Kejn.
Ndeshja midis Bayern Munich dhe Chelsea do të luhet më 17 shtator, dhe fillimi është planifikuar për në orën 21:00.
The post Kejn: Tifozët në ‘Allianz Arena’ të jenë të lumtur pas ndeshjes appeared first on Alsat.
