Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 17 shtator. Seanca u anulua pasi personi juridik i akuzuar, “Urban Plan” nuk kishte përfaqësues në seancë. Përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, në këtë rast të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça. Një pjesë e të akuzuarve thonë se end nuk janë të njoftuar me aktakuzën, respektivisht se nuk e dinë se për çfarë i akuzojnë organet e drejtësisë.
“Jo deri më tani nuk jemi të njoftuar me asgjë, gjithçka kemi kuptuar vetëm nëpërmjet mediave. Tash mbetet ta marrim lëndën dhe ta kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë. Keni qenë më parë në prokurori keni dhënë dëshmi? Jo kjo është ftesa e parë që na është bërë. Ju vetë keni qenë pjesëmarrës në ndërtimet që janë ndërtuar aty. Shumë mirë e dini si ka mbarë vajtur puna. Nuk ka qenë e lehtë se nuk kemi pas ekipim po ne punën tonë e kemi bërë në mënyrë më profesionale dhe për këtë nuk e mohoj aspak. Faktet janë aty dhe besoj se gjyqësia do të vijë në vend. Faktet janë të gjitha dhe nuk ka shqetësim dhe kompozitet. Normal nuk janë pak mjete që shteti i ka për detyre t’i kontrollojë por faktet janë dhe pagesat. edhe po të duash nuk mund t’i dërgosh tjetër kund, nuk kalojnë, gjithçka është e pastër por le të kalojë si procedurë dhe të shohim pastaj se si”, tha Artan Asllani – i Akuzuar.
