Pa zyra të përshtatshme, kushte infrastrukturore dhe transport adekuat, 170 persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kërçovë përballen me vështirësi në realizimin e aktiviteteve të tyre. Shoqata e të Verbërve në këtë qytet funksionon prej 36 vitesh, por për gati dy dekada aktivitetet i zhvilloi në një barakë që nuk i plotësonte as kushtet minimale. Që nga viti 2019, shoqatës i është siguruar një zyrë e vogël e përkohshme, e cila megjithatë nuk i përmbush nevojat për zhvillimin e veprimtarisë, thotë kryetari i saj, Zendel Zylbeari.

Zejno Bajrami thotë se situata në Kërçovë qëndron e njëjta prej vitesh për të verbëritë por edhe ndihmat sociale që marrin janë qesharake. Një person i verbër nga shteti merr 10 mijë denarë në muaj, një shumë që në kohën e sotme nuk mjafton për të mbuluar pagesën e rrymës dhe ujit.

Zejno ka një mesazh për politikanët:

Kjo shoqatë tradicionalisht feston ditën e shkopit të bardhë që është një simbol I të Verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar në vendin tonë. Në Maqedoninë e Veriut, më shumë se 2.500 persona të verbër dhe me shikim të dobët janë anëtarë të Unionit Nacional të të Verbërve. Unioni funksionon përmes 18 shoqatave lokale.