Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Athinë në Forumin Ekonomik të Delfit.

Gjatë një interviste me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama u ndal tek pjesëmarrja e tij në ditën e themelimit të Bordit të Paqes.

Rama ndau edhe bisedën që pati me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në lidhje me gjykimin që po i bëhet ish krerëve të UÇK-së.

“Shpresoj që Trump të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende”, u shpreh ai ndër të tjera.

Rama: Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore. Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore. I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende./vizionplus.tv