Prokuroria Themelore në Shkup kërkoi zgjatjen e masës së paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh për Stojançe Jovanovskin, i dyshuar pas rastit tragjik ku 31-vjeçarja Ivana dhe vajza e saj gjashtëvjeçare Katja humbën jetën pasi ranë nga një ballkon në lagjen Karposh.

Prokuroria njoftoi se masa kërkohet për të vazhduar hetimet, përfshirë ekspertizën e tre telefonave celularë, analizën e incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe sigurimin e dokumentacionit për ankesat e mëparshme për dhunë në familje.

Sipas Prokurorisë, ndaj Jovanovskit po hetohen dyshime për nxitje të vetëvrasjes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe rrezikim të sigurisë, ndërsa Ministria e Brendshme bëri të ditur se ai ishte i njohur për policinë edhe më herët për vepra të ndryshme penale.

Ministri Pançe Toshkovski deklaroi se në vitet e fundit policia e Shkupit ka ngritur dhjetë kallëzime penale kundër tij për krime të dhunshme, kundër pronës dhe trafikim të paligjshëm të drogës./TV21