Franck Kessie do të lirohet nga Al Ahli në qershor dhe synon të kthehet në Europë, më saktë në Itali. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka nisur tashmë kontaktet e para me Interin dhe Juventusin, duke tentuar një kontratë disavjeçare me 5 milionë euro në vit. Sipas “Tuttosport”, emri i tij ka përfunduar në listën e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio.
Interi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive pa kompensim transferimi dhe, pavarësisht konkurrencës së “Zonjës së Vjetër”, po ndjek me kujdes zhvillimet e negociatave. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme pasi gjatë verës mund të largohet Hakan Çalhanoglu, i cili prej kohësh është në shënjestrën e Galatasaray, i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë në Stamboll. Ndërkohë, Chivu ka çështje të tjera për të zgjidhur dhe do të vendosë më vonë, bashkë me klubin, për hapat e ardhshëm.
The post Kessie synon të rikthehet në Itali si lojtar i lirë, dy gjigantët e Serie A nisin kontaktet me të appeared first on Telesport.
