Skuadra e Dritës ka shkruar historinë në Ligën e Konferencës, pasi ka shënuar fitoren e parë në fazën e Ligës.

Kampioni i Kosovës nuk di për humbje deri më tani, ku pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës irlandeze, Shelburn, me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi futbollisti Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të. Drita tashmë ka pesë pikë të grumbulluara në tre ndeshje, duke u renditur në vendin e 14-të.

Ndeshjen e ardhshme në Ligën e Konferencës, skuadra gjilanease e luan në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, më 28 nëntor./IndeksOnline/

The post KF Drita, fitore e parë në fazën kampionale të Ligës së Konferencës appeared first on Alsat.