Kina dërgon furnizime të reja ndihme dhe ekspertë të ADN-së në Nepal

Kontingjenti i tretë me furnizime ndihme emergjente nga Kina për Nepalin u dërgua të enjten në mëngjes, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtypin.

Furnizimet përfshijnë tenda, batanije, veshje mbrojtëse mjekësore dhe pajisje komunikimi satelitor, bëri të ditur Guo gjatë përgjigjes së një pyetjeje lidhur me këtë.

Kontingjenti i tretë me furnizime ndihme emergjente nga Kina dhe një grup i dytë i ekspertëve të identifikimit të ADN-së arritën në Katmandu, Nepal, pasditen e 3 shtatorit 2026./CMG

Një grup i dytë i ekspertëve të identifikimit të ADN-së u nis për në Nepal po me të njëjtin aeroplan për të ndihmuar palën nepaleze në punën përkatëse, shtoi ai.

Furnizimet dhe ekspertët e ADN-së mbërritën në Kathmandu po atë ditë pasdite.

Kina do të vazhdojë të ofrojë ndihmë emergjente bazuar në nevojat e Nepalit dhe të kryejë bashkëpunim ndërkombëtar në operacionet e shpëtimit, theksoi Guo, duke shtuar se, që nga ndodhja e fatkeqësisë, autoritetet meteorologjike dhe të burimeve ujore kineze kanë mbajtur bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre nepalezë, duke ndarë informacionin e monitorimit dhe duke iu përgjigjur së bashku fatkeqësisë.

Ai theksoi që pala nepaleze ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj palës kineze për qëndrimin përkrah Nepalit në përballimin e fatkeqësisë dhe për dhënien e mbështetjes së rëndësishme në përpjekjet e ndihmës, duke theksuar se kjo nënvizon miqësinë e madhe të fqinjësisë midis Kinës dhe Nepalit.

Kina do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me Nepalin në fushat përkatëse dhe të ofrojë mbështetje të fortë për përpjekjet e Nepalit në drejtim të shpëtimit dhe reagimit emergjent, shtoi zëdhënësi.