Kina dhe Malajzia dakordësohen të thellojnë bashkëpunimin

Presidenti kinez Xi Jinping tha të mërkurën, gjatë takimit me kryeministrin malajzian Anwar Ibrahim, se marrëdhëniet Kinë-Malajzi po hyjnë në një epokë të re të rëndësishme.

Xi u shpreh gjithashtu se është i gatshëm të punojë me Anwar-in për të nxitur zhvillimin e nivelit të lartë dhe strategjik të komunitetit me një të ardhme të përbashkët Kinë-Malajzi dhe për të kontribuuar më tej në lulëzimin dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Kreu i shtetit i Kinës paraqiti një propozim trepikësh për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, që janë përkatësisht këmbëngulja në autonomi strategjike me koordinim të nivelit të lartë, krijimi i sinergjisë për zhvillim nëpërmjet ndërtimit të modelit të bashkëpunimit cilësore dhe trashëgimi i miqësisë tradicionale me thellimin shkëmbimeve të dy qytetërimeve

Ndërsa, kryeministri malajzian Anwar tha se Malajzia është e gatshme të thellojë komunikimin strategjik me Kinën, të konsolidojë besimin e ndërsjellë politik, të zgjerojë tregtinë dypalëshe, të mirëpresë kompani kineze për të investuar në Malajzi për bashkëpunimin në fusha teknologjike si ekonomi digjitale, ekonomi e gjelbër dhe inteligjenca artificiale, të shtojë shkëmbimet në fushat kulturoro-njerëzore. Kreu i qeverisë malajziane vuri në dukje se përballë rritjes së unilateralizmit, vendi i tij është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Kinën dhe t’i përgjigjet së bashku rreziqeve dhe sfidave.