Kina dhe Vietnami angazhohen për thellimin e bashkëpunimit midis tyre

Kryeministri kinez Li Qiang tha të shtunën se Kina është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me Vietnamin. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me me presidentin vietnamez ,To Lam.

Li shprehu shpresën se të dy palët do të promovojnë si “ndërlidhjen e fortë” të infrastrukturës hekurudhore, rrugore e portuale, ashtu edhe “ndërlidhjen e butë” të doganave inteligjente, për të ofruar mbështetje të shëndetshme për përmirësimin e lehtësimit të tregtisë e investimeve reciproke dhe për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe funksionimit të lirshëm të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Nga ana e tij, To Lam tha se qeveria vietnameze u kanë kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën. Pala vietnameze do të punojë për të thelluar partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Vietnam-Kinë dhe për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një e ardhme të përbashkët me domethënie strategjike Vietnam-Kinë.

Lam theksoi më pas se Vietnami është i gatshëm të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Kinën brenda kornizave shumëpalëshe për të dhënë kontribut më të madh në promovimin e paqes dhe lulëzimit rajonal dhe botëror.