SË SHPEJTI: KIRURGJI ROBOTIKE NË “ACIBADEM SISTINA”
Në përvjetorin e 16-të të themelimit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nis një epokë të re në trajtimin kirurgjik të pacientëve. Me blerjen e sistemit më modern robotik Toumai
, “Acibadem Sistina” së shpejti do të nisë kirurgjinë robotike, duke u bërë Qendra e parë dhe e vetme për kirurgji robotike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, e cila do të ofrojë këto lloj intervenimesh kirurgjikale. Ky hap i rëndësishëm sjell një mundësi të re për pacientët për të përfituar kirurgji minimale invazive me precizion jashtëzakonisht të lartë, e cila ka shumë përfitime në trajtimin e përgjithshëm.
Toumai
është një robot kirurgjik endoskopik modern, zhvilluar nga lideri botëror teknologjik Shanghai MicroPort MedBot, i cili ofron precizitet, stabilitet dhe siguri të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale. Kirurgjia robotike në “Acibadem Sistina” do të aplikohet në fusha të ndryshme mjekësore: kirurgji digjestive, kirurgji torakale, urologji, gjinekologji, si dhe kirurgji pediatrike. Aktualisht po zhvillohet edukim dhe trajnim i vazhdueshëm për një numër të madh kirurgësh të spitalit për përdorimin e teknologjisë robotike.
“Falë vizualizimit 3D HD, precizitetit të rritur dhe fleksibilitetit të instrumenteve që tejkalojnë aftësitë e dorës njerëzore, teknologjia robotike mundëson diseksion jashtëzakonisht të saktë dhe ruajtjen e strukturave vitale. Futja e kirurgjisë robotike përbën një avancim të rëndësishëm për pacientët dhe ekipin kirurgjik. Për pacientët kjo do të thotë operacione më të sigurta, dhimbje më të vogël dhe rikthim më i shpejtë në aktivitetet e përditshme, ndërsa për mjekët kjo teknologji ofron më shumë precizitet, kontroll më të mirë dhe mundësi për kryerjen e ndërhyrjeve komplekse me rrezik minimal”, deklaroi prof. dr. Sotir Stavrdis, urolog.
Me blerjen e robotit kirurgjik, spitali do të mundësojë kirurgji minimale invazive edhe për pacientët pediatrikë, duke përfshirë foshnjat e porsalindura. Intervenimet do t’i kryejë ekipi i kirurgëve pediatrikë, i udhëhequr nga doc. dr. Risto Simeonov, kirurg pediatrik, i cili thotë se për të është një sfidë e madhe dhe nder që “Acibadem Sistina” do të ofrojë kirurgji të avancuar për pacientët më të vegjël.
PRECIZION DHE TEKNOLOGJI E AVANCUAR
Sistemi Toumai
është i pajisur me 3D Videoscope me rezolucion të lartë, i cili ofron një imazh tridimensional të qartë dhe natyral me panoramë deri në 100 gradë. Imazhi mund të zmadhohet deri në 70 herë, duke mundësuar për kirurgët një pamje të detajuar dhe realiste të enëve të vogla të gjakut, strukturave dhe nervave. Sistemi optik i robotit përdor edhe teknologji infra të kuqe, e cila lejon shënimin preciz të qelizave tumorale gjatë operacionit. Instrumentet robotike lëvizin në të gjitha boshtet dhe planimetritë e hapësirës, duke imituar lëvizjet e dorës njerëzore, por me precizitet mikroskopik. Për më tepër, sistemi eliminon dridhjet natyrore të dorës dhe siguron ergonomi të përmirësuar për kirurgun, gjë që kontribuon në stabilitet më të madh, lodhje më të vogël gjatë ndërhyrjeve të gjata dhe nivel më të lartë sigurie gjatë operacioneve komplekse.
Me implementimin e sistemit robotik Toumai
, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” forcon më tej pozicionin e tij si lider në futjen e teknologjive më moderne mjekësore në rajon, duke ofruar pacientëve kujdes shëndetësor të nivelit më të lartë sipas standardeve më të mira botërore.
