Juventus ka marrë goditjen përfundimtare për rastin e Pierre Kalulu, pas kartonit të kuq të marrë në fundjavën e kaluar në transfertën ndaj Interit.

FIGC ka hedhur poshtë së fundmi ankesën e Juventusit për të anuluar pezullimin e Pierre Kalulu-s, duke e përjashtuar francezin nga ndeshja e së shtunës në Serie A, ndaj Como.

Pavarësisht argumenteve të klubit bardhezi se ishte simulim i Alessandro Bastoni, ndaj ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit francez ishte i padrejtë. Gjithsesi, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur përfundimisht për pezullimin me një ndeshje të Kalulu. Francezi do të jetë në dispozicion të Luciano Spalletti-t për ndeshjen ndaj Romës me 1 mars.

The post Kishte shpresa te Federata, por Juventus merr goditjen e radhës për rastin e Kalulu appeared first on Telesport.