Cristiano Ronaldo thuhet se po mendon seriozisht për t’i dhënë fund karrierës së tij me Portugalinë. Sipas gazetarit Mohammed Awaad nga Abu Dhabi Media, sulmuesi portugez mund të luajë ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare më 24 shtator kundër Uellsit në Ligën e Kombeve, në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës.

Ky stadium nuk është zgjedhur rastësisht, por sepse nga aty Cristiano Ronaldo udhëtimin e tij profesional me Sportingun, dhe ndeshja po konsiderohet si një lamtumirë simbolike për tifozët portugezë, në vendin ku filloi gjithçka.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e vetë Cristiano Ronaldos apo Federatës Portugeze për këtë lajm. Por, vetë lojtari ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të vijë edhe momenti i tërheqjes nga kombëtarja dhe ndoshta ky mund të jetë pikërisht ai moment…

The post Kjo është data kur Ronaldo do të lajmërojë tërheqjen nga Portugalia? Po vjen momenti… appeared first on Telesport.