Një ditë para miqësores ndaj Manchester City në Seul në Korenë e Jugut, në konferencën e zakonshme për shtyp, Diego Simeone nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të shumta për Julian Alvarez.

“Situata është shumë e qartë, klubi mori një vendim që Miguel Ángel (Gil Marin, drejtori ekzekutiv i klubit) e shpjegoi shumë mirë. Jemi shumë të kënaqur me Juliánin dhe, nga një perspektivë sportive, do ta ndihmojmë të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të përmirësohet dhe të na kthejë atë që na ka dhënë në këto dy vite, gjë që ishte një marrëveshje e shkëlqyer”, tha Simeone.

Nga ky reagim i “El Cholo”, kuptojmë që tek Atletico Madrid as që e mendojnë largimin e Alvarez dhe e llogarisin atë për sezonin e ri.

The post “Klubi ka marrë një vendim”, Diego Simeone “vulos” fatin e Julian Alvarez appeared first on Telesport.