Real Madrid është njoftuar nga Manchester City se fitues do të jetë Rodri. Kështu, madrilenët kanë vendosur ta bojkotojnë ceremoninë e sotme për “Topin e Artë”.
Një telefonatë nga drejtuesit e klubit anglez ka ndryshuar sjelljen e madrilenëve. Kur Florentino Perez është informuar për situatën, është xhindosur.
Për të, kjo është një pabesi. Madrilenët besojnë se kjo është një mungesë e madhe respekti. Sipas tyre, Dani Carvajal do të duhej të ishte fitues, nëse Vinicius nuk e meriton.
The post Klubi që informoi Real Madridin për “Topin e Artë” është… Manchester City: “Do fitojë Rodri” appeared first on Telesport.

