Kandidati i koalicionit “Përvojë për Sukses” për Qytetin e Shkupit, Aleksandar Trajanovski prezantoi projektin e ashtuquajtur EKSPO- QENDËR, për të cilin tha se do ndërtohet në ish kazermën në Bardoc, të komunës së Karposhit. Ai tha se sipas projektit Qendra e re Ekspo, do të ndërtohet në hapësirë prej 86.000 metër katrorë dhe do të paraqes vend për panair të ri në kryeqytet, ku do të mbahen edhe ekspozita, konferenca dhe ngjarje të biznesit.

“Sot jemi këtu në periferi të Karposhit dhe Bardovcës, prapa meje ndodhet lokacioni i kazermës së vjetër, hapësirë kjo që është e braktisur dhe e mbyllur për më shumë se një dekadë. Në të kaluarën pushteti i kaluar këtë vend e propozonte si kamp për emigrantë si dhe stacion për persona që nuk kanë status për qëndrim ose shtetësi të vendit. Në të kaluarën këtu kishte protesta. Tani ne sipas studimeve tona, këtë lokacion, e propozojmë për Qendrën e re Ekspo. 01:29 Në mënyrë shtesë në këtë sipërfaqe prej 86 mijë metër katrorë parashohim edhe kapacitete hotelierike dhe hapësira të gjelbra”, tha Aleksandar Trajanovski, Kandidat i “Përvojë për Sukses” për Qytetin e Shkupit. /Alsat.mk

The post Koalicioni “Përvojë për Sukses” ofron zgjidhje për ish kazermën në Bardovcë appeared first on Alsat.