Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.
Ai kishte paralajmëruar se do të protestojë.
Koci paralajmëroi se nga mos konstituimi i Kuvendit po rrezikohet e Kosovës, teksa shtoi se miq e armiq të Kosovës janë duke bindur që Kosova nuk është e aftë të mbajë një shtet.
“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, ka miq e armiq tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajt një shtet. Tashmë kjo nuk është politikë, po hynë në kategorinë e para politikës. Prandaj unë kërkojë që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protestë nuk është veç për politikanët por edhe për krejt popullin i cili ka rënë në gjumë edhe është në një depresion kolektiv”, ka thënë ai para mediave.
