Gazetar: Zekirja Haxhiu
Partitë politike për herë të tretë u mblodhën për të negociuar rreth mënyrës së votimit të diasporës në zgjedhje, gjë e cila doli të jetë më problematikja mes të gjitha ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Pasi paraprakisht propozimi ishte të votohet në mënyrë elektronike, gjë që nuk u pranua nga partitë opozitare, tani shumica parlamentare propozon që diaspora të votojë përmes postës. Për këtë propozim LSDM, BDI-ja dhe E Majta kanë kërkuar pak ditë kohë për ta shqyrtuar.
Por kemi një moment të ri, qëndrimi i Së Majtës e cila gjatë kohës së grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë nuk kaloi me konsensus e ajo është të marrin më tepër mjete për reklama të paguara politike, në vend 8% sa është dakorduar me BDI-në, të fitojnë 10%. Dhe puna e dytë që e theksuan ishte të shkohet me vetëm një njësi zgjedhore duke mos diskutuar fare për modelin aktual zgjedhor ose për modele të tjera zgjedhore. – Antonio Milloshoski – VMRO-DPMNE.
Nga Lidhja Shqiptare pajtohen për votimin e diasporës, qoftë me postë qoftë në formë elektronike. Megjithatë, kërkesa e tyre në këtë rast është që e njëjta të përfshihet edhe në zgjedhjet lokale.
Po për neve është e pa pranueshme që të mos krijohen mundësitë që mërgata të voton edhe në zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet presidenciale mundet, në zgjedhjet parlamentare mundet, e në zgjedhjet lokale nuk mundet. Unë për këtë nuk jam i bindur dhe nuk e di se pse nuk lejohet të votojë mërgata edhe në zgjedhjet lokale. Ata janë qytetarë të këtij vendi, kanë të drejtë kushtetuese të votojnë dhe obligim i shtetit është që të krijojë mundësitë që qytetari të realizojë të drejtën e votës. – Elmi Aziri – Lidhja Shqiptare.
Siç është theksuar edhe në takim, modeli i votimit me postë do të thoshte përzgjedhja e një operatori postar ndërkombëtar qw do të ishte më i shpejtë në shpërndarje dhe dorëzim të materialeve zgjedhore. Takimi i radhës është paraparë të mbahet të hënën ose të martën. /Alsat.mk
The post Kodi Zgjedhor në ngërç, partitë ende pa marrëveshje për diasporën appeared first on Alsat.
