Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, ka konfirmuar se 13-vjeçarja Marialena Todheri do të përfaqësojë Shqipërinë në eventet ndërkombëtare në sportin e gjimnastikës.
KOKSH deklaron se Todheri ka lindur dhe është rritur në Qipro, nga një baba shqiptar (me origjinë nga Qeparoi) dhe nënë qipriote. “13 vjeçarja, me mbështetjen e prindërve të saj, do të bëhet pjesë e ekipit kombëtar shqiptar të gjimnastikës”, thuhet në deklaratën e olimpizmit shqiptar.
“Marialena Todheri, që tanimë është pajisur dhe pasaportë shqiptare, ka nisur sportin e gjimnastikës që në moshën 4-vjeçare dhe në pjesëmarrjet e saj ndërkombëtare ka marrë disa medalje dhe tituj”, thuhet më tej në deklaratë.
Vogëlushja dhe familjarët e saj kanë patur një takim me drejtuesit e KOKSH. Presidenti Fidel Ylli ka pritur sportisten e re Marialena Todheri të shoqëruar nga prindërit e saj, Mario e Dhespina Todheri.
Ai vlerësoi zgjedhjen që Marialena ka bërë për të garuar për Shqipërinë dhe shprehu gjithë mbështetjen e tij për sportin e gjimnastikës. Ndërkohë, të njëjtën rrugë si Marialena ka nisur edhe motra e saj më e vogël, Sofia Todheri garon që gjimnastikë.
The post KOKSH: Gjimnastja 13-vjeçare e lindur në Qipro me prindër shqiptarë do të garojë për ngjyrat kuqezi appeared first on Telesport.
