Juventus ka përmbysur rezultatin në sfidën ndaj Empoli-t që po luhet në këto momentë në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Blerja e re, Kolo Muani ka shënuar 2 gola për 3 minuta, duke bërë përmbysjen e madhe për bardhezinjtë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 62′, ku francezi tregoi aftësitë e tij sulmuese më së miri, duke dërguar topin në rrjetë. GOLI I 1 MUANI

Pas dy minutash, Muani shënoi edhe golin e avantazhit, pas devijimit të goditjes së Weah dhe topi përfundoi në rrjetë. Kujtojmë që Empoli gjeti golin që në minutat e para të ndeshjes. Goli 2 i Muani

Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, Mattia De Sciglio, që dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e katërt pas goditjes nga këndi. SHIKO GOLIN

 

 

The post Kolo Muani po kthehet shpejt në idhull te tifozët e Juventus-it, francezi shënon dy gola në 3 minuta (video) appeared first on Telesport.