Fluksi i automjeteve jashtë zonave urbane është rritur, ndërsa pritje janë regjistruar në disa pika kufitare. Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc pritjet për hyrje dhe dalje nga shteti janë rreth një orë, ndërsa në Bogorodicë rreth 30 minuta në të dy drejtimet.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

LAMM u bën apel shoferëve të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimin, veçanërisht në akset ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut.