Ngarkesë e madhe në pikat kufitare, veçanërisht drejt Greqisë dhe Kosovës. Sot, për shkak të 1 Majit, është ditës jo pune, shumë qytetarë vendosën të marrin një ditë pushim për ta bërë fundjavë të zgjatur dhe të dalin jashtë Maqedonisë, përcjell TV21. Në Bogorodicë ka kolona automjetesh dhe pritje të gjata, dhe pamja është e ngjashme në pikën kufitare të Bllacës drejt Kosovës. LAMM bën thirrje për durim dhe kujdes gjatë ngasjes, veçanërisht në hyrjet kufitare ku trafiku është rritur.

