Kombëtaret e volejbollit për meshkuj dhe femra do të zbresin në fushë këtë fundjavë, për tri të tilla me radhë, për të nisur fazën e grupeve të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit).
Ajo që bie në sy në këtë edicion është se të gjitha ekipet pjesëmarrëse, në të dyja kategoritë, janë në një grup të vetëm: 27 skuadra për meshkuj dhe 24 për femra. Praktikisht do të luhet si në Champions League, me një renditje të vetme.
Por, çdo fundjavë, për tri të tilla me radhë, kombëtaret do të jenë në mini-turne me nga tri skuadra të ndryshme. Pra, çdo kombëtare pjesëmarrëse do të luajë nga dy ndeshje në fundjavë (një ditë do ta ketë pushim).
Meshkujt – Më datat 5-7 qershor, djemtë e trajnerit Jani Melka do të luajnë ndaj Estonisë dhe Sllovakisë. Më datat 12-14 qershor do të luajnë ndaj Kroacisë e Finlandës dhe më datat 19-21 qershor ndaj Danimarkës dhe Rumanisë.
Femrat – Pas kualifikimit në turin eliminator, kombëtarja e femrave e drejtuar nga italiani Nicola Cornelli do të luajë në të njëjtat data, fillimisht ndaj Zvicrës e Finlandës, më pas ndaj Rumanisë e Malit të Zi e në fund ndaj Austrisë e Suedisë.
Meshkuj, Faza 1 – Sllovaki
5 qershor, Shqipëria (pushim)
6 qershor, Shqipëri – Estoni, 15:00
7 qershor, Sllovaki – Shqipëri, 16:00
Meshkuj, Faza 2 – Finlandë
12 qershor, Shqipëri – Finlandë, 18:00
13 qershor, Kroaci – Shqipëri, 16:00
14 qershor, Shqipëria (pushim)
Meshkuj, Faza 3 – Shqipëri
19 qershor, Danimarkë – Shqipëri, 19:00
20 qershor, Shqipëria (pushim)
21 qershor, Shqipëri – Rumani, 19:00
Femra, Faza 1 – Zvicër
5 qershor, Shqipëria (pushim)
6 qershor, Shqipëri – Zvicër, 16:00
7 qershor, Finlandë – Shqipëri, 16:00
Femra, Faza 2 – Rumani
12 qershor, Shqipëri – Rumani, 16:30
13 qershor, Mali i Zi – Shqipëri, 16:30
14 qershor, Shqipëria (pushim)
Femra, Faza 3 – Shqipëri
19 qershor, Austri – Shqipëri, 16:00
20 qershor, Shqipëria (pushim)
21 qershor, Shqipëri – Suedi, 16:00
The post Kombëtaret e volejbollit në fushë për 3 fundjava radhazi, ndeshjet “alla Champions” me rivalë të ndryshëm appeared first on Telesport.
