Kombëtarja e meshkujve në volejboll u mund sot 3-0 nga Estonia, në ndeshjen e parë të fazës së parë të European Volleyball League (Liga Europiane e Volejbollit), ndeshje e luajtur në Sllovaki (rivlaja tjetër e kësaj faze të parë).
Një humbje që la shije të hidhur te skuadra e trajnerit Jani Melka, që me pak kujdes mund të kishte arritur dicka më shumë, sidomos në setin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi, në fund estonezët morën një fitore të rëndësishme pas asaj të një dite më parë ndaj vendasit.
Seti i parë dominohet nga Estonia, që fiton 25-17, ndërsa dy setet e tjera janë të ekuilibruara. Shqipëria luan mirë, rivalizon, por nuk arrin dot të bëjë hapin e fundit (25-23 e 28-26), duke u dorëzuar në momentet e fundit, pa mundur dot të fitojë ndonjë set.
Loja e djemve kuqezinj erdhi në rritje, por për fat të keq mungoi fitorja, për të cilën do të luajnë nesër ndaj Sllovakisë. Kjo ndeshje mund të kishte patur një fund tjetër nëse Shqipëria do të tregohej më pak e kujdesshme në sulm.
Meshkuj, Faza 1 – Sllovaki
5 qershor, Estoni – Sllovaki, 3-0
5 qershor, Shqipëria (pushim)
6 qershor, Shqipëri – Estoni, 0-3
6 qershor, Sllovakia (pushim)
7 qershor, Sllovaki – Shqipëri, 16:00
7 qershor, Estonia (pushim)
The post Kombëtarja e meshkujve debuton me humbje ne Ligën Europiane të Volejbollit, mundet 3-0 nga Estonia appeared first on Telesport.
