Më datat 23-28 qershor, në Pejë të Kosovës do të zhvillohet Kampionati Euopian I vendeve të vogla në basketboll për femra. Mes 6 skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne është edhe Shqipëria.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Vladimir Xheka, ndodhen në Grupin A së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë. Ndërsa në Grupin B janë skuadrat e Kosovës, Armenisë dhe Andorës.

Kombëtarja ka disa ditë që përgatitet për këtë event dhe që prej së hënës ndodhet në Pejë për të kryer përgatitjet e fundit. Të martën pasdite, Shqipëria do të përballet me Maltën.

Një event ku Shqipëria gjithnjë është paraqitur mirë, madje në të shkuarën edhe ka triumfuar, ndaj pretendimet janë të mëdha. Fakti që luhet në Kosovë pritet të jetë në ndihmë të vajzave kuqezi.

Grupi A

23 qershor, Shqipëri – Malta, 16:30

24 qershor, Shqipëria (pushim)

25 qershor, Gjeorgji – Shqipëri, 16:30

The post Kombëtarja në Kosovë për Kampionatin Europian të vendeve të vogla, vajzat kuqezi synojnë trofeun appeared first on Telesport.