Kombëtarja U-16 për vajza u rendit në vendin e tretë në Divizionin C të Europianit të kësaj grupmoshe. Ky turne u zhvillua në Kosovë.

Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Olsi Muça, arriti 3 fitore e 2 humbje në këtë turne. Në ndeshjet e Grupit B, vajzat kuqezi u renditën në vendin e dytë dhe siguruan të drejtën e kualifikimit në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Shqipëria u mund nga Qipro, por ditën e fundit të turneut fitoi 61-57 ndaj Maltës dhe siguroi vendin e tretë. Një hakmarrje kjo për vajzat kuqezi, që ishin mundur nga maltezet në grup.

Më herët, në dy takimet e para në grup, Shqipëria pat fituar ndaj Kosovës e Moldavisë. Fituese e këtij turneu u shpall Qipro.

Rezultatet e Shqipërisë

Gr.B, Shqipëri – Kosovë, 60-43

Gr.B, Shqipëri – Moldavi, 67-45

Gr.B, Shqipëri – Maltë, 41-69

1/2 finale

Shqipëri – Qipro, 56-90

Vendet 3/4

Shqipëri – Maltë, 61-57

The post Kombëtarja U-16 për vajza renditet e treta në Divizionin C në Kampionatin Europian appeared first on Telesport.