Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet në Tiranë dhe ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Egerit të Hungarisë, ku më 5 tetor do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në orën 15:30.
Përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” kanë shkuar mirë dhe ekipi është në gjendje të mirë fizike, teksa grupi ka vijuar punën me përqendrim dhe angazhim në prag të kësaj sfide.
Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Ukrainës, trajneri Alban Bushi ka thirrur edhe lojtarin e Kombëtares U-19, Kris Gecaj. Futbollisti është bashkuar me ekipin U-21 dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë përballje.
Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren ndaj Ukrainës.
Ndeshja Ukrainë U-21 –Shqipëri U-21 do të luhet më 5 tetor, në orën 15:30, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.
The post Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës, nesër bëhet nisja appeared first on Telesport.
