Derisa disa tifozë po shqetësoheshin për “thellësinë e kufizuar” të skuadrës së Bajernit, trajneri Kompani ishte i bindur se kjo nuk do të përbënte problem.
“Fillova këtu një vit e gjysmë më parë. Si çdo trajner te Bajerni, u përballa me të njëjtën sfidë: të gjeja formacionin e duhur startues dhe të fitoja. Bëhet fjalë për tu dhënë lojtarëve besim dhe stabilitet. Nuk kam pasur kurrë probleme me paraqitjet, edhe në ndeshjet që kemi humbur, performancat kanë qenë aty. Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël, por konkurruese. Tani skuadra po zgjerohet për shkak të rikthimit të lojtarëve. Kishte kuptim tu besohej të gjithëve,” deklaroi Kompani.
Duke filluar nga janari, Bajerni i Munihut do të ketë një skuadër shumë të fortë dhe të balancuar – diçka që padyshim i përshtatet vizionit të Kompanisë.
The post Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për përforcime appeared first on Alsat.
