Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, pranoi se gjesti i rëndë josportiv i Michael Olise ishte “jashtëzakonisht budalla”, por pas barazimit spektakolar 3-3 në Stavanger, nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj arbitrit.

Arbitri bullgar Georgi Kabakov drejtoi për herë të parë një ndeshje të Bayern Munich, por, sipas Kompany, që para fillimit të lojës kishte krijuar një përshtypje të keqe. “Që para ndeshjes pata menjëherë ndjesinë se arbitri donte të bënte diçka të veçantë sot”, – kritikoi trajneri belg për “Prime Video”.

“Ishte jashtëzakonisht e qartë se, në një moment, arbitri do të luante një rol më të madh se i takon në ndeshje”, – shtoi Kompany.

Lajm i keq për Michael Olise dhe Bayern Munich. Anësori i djathtë do të mungojë patjetër në ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër Arsenalit, të mërkurën e ardhshme, në orën 21:00, në Champions League. “Është për të ardhur keq, sepse na presin ndeshje të rëndësishme”, – u shpreh Harry Kane.

Trajneri Vincent Kompany e cilësoi veprimin e Olise si “jashtëzakonisht budalla”: “Ai e di këtë. Për gjëra të tilla jemi shumë të qartë”. Tekniku belg theksoi se, megjithëse nuk bëhet fjalë për një gjysmëfinale, episode të tilla mund të kenë pasoja vendimtare gjatë sezonit. Trajneri zbuloi edhe mesazhin që i kishte përcjellë lojtarit të tij pas përjashtimit: “Numri 10 (Zlatko Tripic) ishte sot më i zgjuar se ti”.

 

The post Kompany: Arbitri donte të bënte diçka të veçantë sonte. Gjesti i Olise, jashtëzakonisht budalla appeared first on Telesport.