Me rastin e festës së Kurban Bajrami, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.

Sipas njoftimit, kontejnerët janë vendosur në këto pika:

  •  Në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë
  •  Në afërsi të teqes – Duganxhik
  • Në afërsi të restorant “Fa Fa”
  • Në afërsi të teqes – Tefejuz
  • Rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”

Nga Komuna e Çairit apelojnë deri te qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagje./Alsat.mk.

The post Komuna e Çairit vendos kontejnerë të posaçëm për mbetjet e kurbaneve appeared first on Alsat.