Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, deklaroi se vitin e kaluar është rritur vlerësimi për mjekët amë, ndërsa tani presin rritje të përgjegjësisë së tyre.
Kjo nënkupton respektimin e politikës së ndëshkimit në rast të tejkalimit të kuotave për përshkrimin e antibiotikëve dhe ilaçeve që përdoren për uljen e ankthit. Klekovski theksoi se ekziston vetëm një limit i përcaktuar, ndërsa do të shtohen kontrollet edhe për keqpërdorimet me pushimet mjekësore.
“Sistemi do t’i mbrojë gjithashtu mjekët nga presioni për të përshkruar terapi të gatshme, sepse e dimë që ndonjëherë presioni vjen nga qytetarë që duan të marrin një ilaç pavarësisht nëse është i përshtatshëm për indikacionin e tyre. Forcimi i ndërgjegjësimit publik është gjithashtu i rëndësishëm. Për ne, më kritiku është përdorimi i Sumamed, i cili duhet të jetë një antibiotik për vijën e fundit të mbrojtjes, dhe vitin e kaluar patëm një rritje prej 23 për qind në përdorimin e tij”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor./ Alsat.mk
The post Kontrolle më të rrepta për mjekët amë – Fokus te antibiotikët dhe pushimet mjekësore appeared first on Alsat.
