Pas zjarrit që ndodhi në klubin “Puls” në Koçan, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski tha se po kryhen inspektime në objektet publike, objektet hotelierike dhe banesa. Ky është një veprim i gjerë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, prandaj siç tha Perinski, duhet të presin për të parë rezultatin para se të marrim masa dhe konkluzione. Theksoi se objektet në të cilat konstatohen parregullsi, fillimisht do t’u jepet afat për eliminimin e tyre, në të kundërtën nuk do të lejohen të vazhdojnë funksionimin.

“Për fat të keq ishte shkurt dhe nuk kemi mundur gjithkund të arrijmë dhe të rregullojmë, megjithatë jemi në rrugën e duhur që të ndërrojmë shumë gjëra në të ardhmen. Siguria e qytetarëve është para se gjithash në këtë Qeveri dhe në atë drejtim po bëhen kontrolle jo vetëm në objektet publike. Ato objekte ku konstatohet se ka ndonjë parregullsi do t’u jepet afat për t’i rregulluar në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë përdoruesve”, tha Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.