
Më 03 dhe 04 prill 2026, policia ka realizuar një aksion kontrolli në një objekt hotelerik në fshatin Debresh të Gostivarit. Gjatë kontrollit është ndaluar një shtetase e Shqipërisë me inicialet Xh.S. (43), për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në vend.
Ndërkohë, në Tetovë janë kryer kontrolle në tre objekte hotelerike që ndodhen pranë një shkolle të mesme. Gjatë inspektimit janë konstatuar shkelje të Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura.
Po ashtu, gjatë kontrolleve është hasur edhe një i mitur nga fshati Çiflik, tek i cili është gjetur një shufër metalike. Mjeti është konfiskuar nga policia, ndërsa me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit.
Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe respektimin e ligjeve në hapësirat publike
