Goli i barazimit 2-2 nga Woltemade dhe një tjetër gol i anuluar për pozicion jashtë loje nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës bardhezi. Koopmeiners dhe Vicario shprehën keqardhjen për rezultatin.

“Reagimi në pjesën e dytë ishte i rëndësishëm. Mendoj se e meritonim fitoren. Më vjen keq për golin e tretë, nuk e di çfarë ndodhi”, – deklaroi Koopmeiners, duke iu referuar golit të anuluar.

“Na vjen shumë keq që nuk fituam 3-2. Nga pjesa e dytë duhet të marrim gjërat pozitive për ndeshjen e radhës, por duhet të analizojmë edhe golat që pësuam”, – shtoi holandezi.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Vicario: “Është një barazim që na lë shije shumë të hidhur, sidomos për atë që prodhuam në pjesën e dytë. Mendoj se sot e meritonim fitoren, por nuk ia dolëm. Pas dy ditësh kemi një tjetër ndeshje, ndaj duhet të rikuperojmë dhe të përqendrohemi te Lecce”.

 

The post Koopmeiners dhe Vicario: Në pjesën e dytë meritonim fitoren, nuk e dimë pse na e anuluan golin e tretë appeared first on Telesport.