Filluan punimet ndërtimore në segmentin Gostivar – Bukojçan me gjatësi prej 30 kilometrash, pjesa e Korridorit 8, e cila po ndërtohet nga konsorciumi Bechtel dhe Enka. Për t’i parë punimet atje shkuan një pjesë e kabinetit të kryeministrit, ndërsa aty ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni Anggela Ageler. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski tha se pas përfundimit të autostradës, që është planifikuar të bëhet brenda 5 viteve, nga Shkupi deri në Ohër do të mund të arrihet për një orë e gjysmë.
Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, theksoi se bëhet fjalë për një dëshmi të një partneriteti të shkëlqyer mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga Bechtel dhe Enka thanë se tashmë kanë angazhuar mbi 700 punëtorë vendas dhe se numri do të rritet në përputhje me dinamikën e punës.
Bechtel gjithashtu po ndërton edhe segmentin e autostradës nga Prilepi deri në Manastir. Sipas marrëveshjes, me një vlerë prej 1.3 miliardë eurosh, konsorciumi duhet t’i përfundojë korridoret brenda 4 viteve e 7 muajve.
