Gazetar: Miki Trajkovski

Në qershor do të dihet se nëpër cilën trase do të ndërtohet segmenti nga Trebenishta deri në Qafë Thanë, i cili duhet të lidhet me autostradën Ohër–Kërçovë. Kryeministri Mickoski paralajmëroi se në gjysmën e dytë të majit në rajon do të vijë një inspektim i UNESKO-s.

“Sa i përket trasesë, nëse nuk është kjo, ne do të gjejmë zgjidhje me një trasë tjetër. Ka edhe vende të tjera turistike në botë që janë të mbrojtura nga UNESCO, por megjithatë zhvillohen. Ne duhet të gjejmë mënyrë se si ta zhvillojmë këtë rajon. Nuk mund të pajtohemi me këto argumente. Ne kërkojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë si vendet e tjera turistike”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Sipas kryeministrit, nuk është në pyetje vetëm traseja por ka edhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me kufizimet, që i kanë pasur banorët e atij rajoni, sa i përket pamundësisë për të zgjeruar apo rikonstruktuar shtëpitë e tyre për shkak të kufizimeve të UNESCO-s.

“Patëm një vështirësi të vogël, veçanërisht në pjesën e sigurimit të mjeteve për financimin e segmentit Kërçovë–Ohër, sepse kredinë që e merrnim nga banka kineze Exim më nuk e marrim. Por shpejt u riorganizuam dhe ai problem u tejkalua. Është formuar një sindikatë e bankave vendore, me kushte jashtëzakonisht të favorshme dhe praktikisht ato banka vendore do ta përfundojnë financimin dhe kjo do të jetë e fundit, dhe me këtë më në fund ajo pjesë do të jetë funksionale”, theksoi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Mickoski tha se po përparon ndërtimi edhe i segmenteve Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa raporti i është dorëzuar kredidhënësve për segmentin Bukojçan–Kërçovë./Alsat.mk.

The post Korridori 8 : Në maj UNESCO në inspektim appeared first on Alsat.