Për herë të parë forcat e jashtme dëshirojnë që të mos ketë sukses procesi i zgjerimit të Unionit, vlerësoi eurokomesarja, Marta Kos. Në vizitën e saj në Çeki, theksoi se bota shpejtë po ndryshon, ndërsa zgjerimi patjetër të ketë sukses për shkak se sjell stabilitet dhe siguri në Europë.

“Së bashku patjetër të rreshtohemi kundër autokratëve që dëshirojnë të na shohin se nuk kemi sukses. Ne jemi në fazën e re të procesit të zgjerimit. Asnjëherë më herët nuk ka pasur fuqi të jashtme të tilla destruktive që dëshirojnë të mos kemi sukses. Tani për herë të parë ka edhe aq fushata dezinformuese”, tha Marta Kos .

I pari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, në Sofje me krerët e lartë shtetërorë ka folur edhe për zgjerimin, ndërsa nga gazetarët konkretisht u pyet nëse Maqedonia së shpejti do të fillojë negociatat, duke miratuar ndryshimet kushtetuese të theksuara në propozimin francez.

“Do të vazhdojmë të punojmë me vende të ndryshme, saktësisht me Maqedoninë e Veriut. Mendojmë se përpjekjet e të gjitha vendeve janë që t’i tejkalojnë problemet, t’i zgjidhin problemet, t’i adresojnë çështjet e ndryshme në mënyrë të vërtetë dhe të sigurojnë zgjerim efikas gjatë këtij cikli institucional në 5 vitet e ardhshme”, tha Antonio Koshta.

Koshta u takua edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Sipas Radevit, zgjerimi i BE-së e ka përkrahjen e Bullgarisë për shkak se procesi është garanci për stabilitet, por i njëjti duhet të jetë i pakthyeshëm te secila nga vendet kandidate.

“Nuk është në rregull që të lejojmë, që prapa ambicieve për anëtarësim në BE të fshihen prishje të parimeve dhe të të drejtave të njeriut”, tha Rumen Radev.

Përndryshe para Koshtës, në Sofje ishte edhe euroambasadorja Marta Kos e cila pastaj paralajmëroi se do të zhvillojë bisedime me politikanët nga Maqedonia. Autoritetet vendase thonë se kanë komunikim me të por se nuk do të zbulojnë informacione për të lënë hapësirë që procesi të jetë i suksesshëm.